E premtja është dita për një shkrim të
ri në blog 🙂
Periudha e këndshme e verës ka përfunduar.Koha e
pushimeve pranë detit dhe ditëve të gjata me diell i përket tashmë stinës që
lamë pas.Në vazhdim na presin peizazhet më gjethet e kafenjta dhe shirat.
Ardhja e shtatorit dhe vjeshtës sjellin një periudhë
tjetër plot ndryshime të vitit.Vjeshta e 2020-ës do të jetë ndryshe, për shkak
të pandemisë dhe kufizimeve.Ndërkohë që vazhdojmë përditshmërinë dhe stina vijon,
ky shkrim ju sjell disa nga veçantitë e vjeshtës së këtij viti:
Shtatori përkon edhe me rifillimin e sesionit të ri
parlamentar.Në ditët e para të diskutimeve në Kuvend, ndër temat kryesore janë:
hapja e listave, zgjedhja e anëtarëve të rinj të KQZ-së dhe debatet për
zgjedhjet.
Në lidhje me trendet e modës, në vjeshtën e 2020-ës do të mbizotërojnë copat metalike, jelekët me motive romb dhe çdo lloj veshjeje lëkure.Mbizotërojnë çizmet e gjata, këpucët e thjeshta prej lëkure dhe bizhutëritë e mëdha.
Koha e vjeshtës është e përshtatshme për t`iu rikthyer përgatitjeve të ëmbla me fruta.Një recetë e thjeshtë dhe e shijshme për vjeshtë është tarta me mollë.
Sa i përket kushteve të motit gjatë kësaj vjeshte,
fillimi i stinës do të shoqërohet me temperatura të larta në pjesën më të madhe
të Europës.Sipas parashikimeve, në pjesën e dytë të vjeshtës pritet të ketë
stuhi ere, shira dhe masa ajri të ftohta.
Comments
Post a Comment