E premtja është dita për një shkrim të ri në blog🙂
Këpucët me takë, prej shekujsh, janë një ndër llojet më të pëlqyera të këpucëve. Nga këpucët e përditshme e deri te llojet e pazakonta, kanë një rol të rëndësishëm në stil dhe simbolikë. Kjo është një përmbledhje e historisë dhe modës së këpucëve me takë.
Për të mësuar më shumë mbi historinë e tyre, kthehemi pas disa shekuj e më saktësisht në të 10-in. Në Persi, llojet e para u krijuan si mënyrë për të mbajtur këmbët në yzengji gjatë kalërimit. Ndërsa në shekullin e 14-të, përdoreshin nga gratë veneciane, për t`iu shmangur papastërtive dhe ndotjes së rrugëve. Më vonë, në shekujt e 17-të dhe 18-të, filloi përdorimi më i gjerë në të gjithë Europën.
Në vitet 1700, mbreti francez Louis XIV i përdorte këpucët
me takë për të treguar statusin e tij. Më pas, elitat filluan t`i vishin për tu
dalluar nga shtresa e ulët e popullsisë. Me ardhjen e Iluminizmit, këpucët me
takë u ndaluan së veshuri nga burrat. Pas disa vitesh, gratë filluan të veshin më
shumë këtë lloj këpuce, që simbolizonte ekstravagancë.
Rreth viteve 1850 u krijua makina e parë qepesë e këpuceve.
Ishte një moment me rëndësi sepse u shtua e përmirësua prodhimi i këpucëve me
takë. Gjatë periudhës së luftrave botërore kishte sasi të pakët materialesh për
këtë lloj kepuce, ndërkohë që i jepej rëndësi prodhimit të këpucëve ushtarake. Në
mesin e viteve 1900, posterat dhe revistat e modës i shtynë njerëzit të
interesohen më shumë se çfarë
do të veshin.
Ndër vite janë prodhuar lloje të ndryshme këpucësh
me takë. Ndryshimi mes tyre varet nga lloji e gjatësia e takës dhe forma e këpucës.
Sa i përket materialit që përdoret për t`i bërë, më të preferuarat janë: lëkurë
e llojeve të ndryshme, tekstilet dhe plastika. Thuajse çdo vit krijohen modele
të veçanta këpucësh më takë,
për shkak të propozimeve nga shtëpitë e mëdha të modës dhe kërkesave të blerësve.
Në shekullin e 21-të, ekzistojnë rregulla të
ndryshem sa i përket këpucëve. I jepet rëndësi simbolikës së këpucëve me takë,
që lidhet me feminilitetin dhe elegancën. Shumë herë shikohet si normë e stilit
të punës. Njëkohësisht, njerëzit janë më të lirë të zgjedhin lloje të ndryshme
këpucësh më të rehatshme e praktike për çdo
rast.
Sa i përket këtij viti, për këpucët me takë mbizotërojnë disa trende: taka shumë e ulët, shapkat me pak takë, sandale me taka të ndryshme.
Shkrime të tjera ✍️ https://notesofiris.blogspot.com/
Comments
Post a Comment