Të rejat teknologjike në 2021

 


Një tjetër shkrim në blog🙂

Teknologjia, gjithnjë e më tepër, është duke u zhvilluar me hapa të shpejtë. Gjatë 2020-ës, për shkak të pandemisë, roli dhe përdorimi i teknologjisë morën më shumë vëmendje nga njerëzit dhe prodhuesit e mëdhenj. Këtë vit do shohim disa trende të reja teknologjike:

Në industrinë farmaceutike: Krijimi i vaksinës anti-covid është realisht një ngjarje e rëndësishme. Nuk do të jetë e vetmja sepse shumë kompani farmaceutike po përgatisin forma testimi dhe lloje të reja vaksinash, që mendohet se do të jenë më efektive. Pandemia ishtë një periudhë sfiduese për industrinë farmaceutike, që si asnjëherë më parë duhet të ofronte produkte të shpejta e të efektshme.



Platformat Virtuale: Vitin e kaluar filloi përdorimi masiv i platformave virtuale. Ato mundësuan zhvillimin e një sërë veprimtarish: mësimit online, video-konferencave, trajnimeve e deri te puna në distancë. Platforma Zoom është më e njohura. Gjithashtu, janë përdorur shumë edhe Google Hangouts, GoToMeeting, Webex, etj. Këtë vit priten risi, nëpërmjet programeve të reja, që do të ofrojnë më shumë alternativa.



Inteligjenca Artificiale: Prej shumë vitesh diskutohet për të mirat që sjell inteligjenca artificiale. Së fundmi, do t`i jepet rëndësi cilësisë së imazhit dhe zërit. Pajisjet telefonik dhe jo vetëm, do të mundësojnë marrjen e shërbimeve në kohë reale.



Rrjeti 5G: Në 2021-in është e pamundur të mos flasim për zhvillime të reja sa i përket internetit. Njerëzit gjithnjë e më shumë kërkojnë internet më të shpejtë dhe mënyra më të avancuara të përftimit të tij. Në telekomunikacion, 5G është një stad i ri teknologjik, i prezantuar dy vite më parë. Këtë vit do të shohim përdorim të 5G në shumë shërbime e shtete nëpër botë.



Realiteti Virtual: Një formë e re e përdorimit të tekonologjisë. Realiteti Virtual ka të bëjë me stimulime komputerike, që japin një realitet tjetër nëpërmjet pajisjeve të caktuara. Kjo ide daton që në 1959, por këtë vit do të vijë në forma më të avancuara për mësim për telemjekësinë dhe me lojëra të shumta argëtuese.



Makinat autonome: Trendit të përdorimit të zhvillimeve teknologjike do të aplikohen edhe tek makinat. Makinat e reja autonome janë makinat që në kushte të caktuara nuk do të kërkojnë shofer. Disa nga kompanitë që po provojnë teknologjinë e re janë: Tesla, Ford, Mercedez-Benz dhe Super Cruise.

 


Shkrime të tjera   ✍️   https://notesofiris.blogspot.com/

Comments