Gjatë dimrit mund të kemi gjetur veten shumë herë të shkujdesur sa i përket përditshmërisë. Pranvera është stina e duhur për t`i vendosur vetes disa rregulla. Disa zakone të thjeshta janë shumë të rëndësishme për të qenë të shëndetshëm gjatë pranverës:
Hidratimi
Uji
është shumë i rëndësishëm për organizmin dhe është e nevojshme ta konsumojmë. Të
qenit të hidratuar na bën gjithmonë mirë për organizmin. Rekomandohet 1.5-2
litra ujë në ditë. Për të shmangur dehidratimin, të mbajmë gjithmonë me vete një
shishe uji.
Në momente të ndryshme gjatë ditës mund të tundohemi nga ushqimet e gatshme. Do të ishte mirë të fokusohemi në konsumimin e produkteve të freskëta ushqimore. Si në çdo stinë, edhe në pranverë, rekomandohen perimet e frutat e freskëta. Për shkak të kufizimeve nga pandemia, kemi të mundur t`i japim kohën e duhur përgatitjes së një vakti të shëndetshëm.
Lëvizje
Kufizimet e ndryshme të pandemisë na kanë mbajtur për
shumë kohë brenda shtëpisë. Pranvera na mundëson të
organizojmë ditën ndryshe, duke lënë pak kohë edhe për sport, ecje ose
ushtrime. Një program i thjeshtë ushtrimesh ka shumë ndikim të kockat e muskujt dhe na krijon një gjendje shlodhjeje e gëzimi.
Shlodhje
Në muajt e pranverës, me kohën e ngrohtë dhe pasditet e gjata mund të shpenzojmë pak kohë ndryshe. Ka shumë mundësi zgjedhjesh për secilin: një libër i mirë, një xhiro në park, lojëra të ndryshme, etj.
Kujdesi
Koha e pranverës mund të na bëjë pak më të
shkujdesur se zakonisht. Pavarësisht kësaj, të mos harrojmë se jemi ende në një
situatë të vështirë nga pandemia dhe virusi sjell rrezik për shëndetin. Duhet të
jemi të kujdesshëm në respektimin e rregullave anticovid dhe mbajtjen e maskës.
Shkrime të tjera ✍️ https://notesofiris.blogspot.com/
Comments
Post a Comment