Thënie për vjeshtën

                                       


Një tjetër shkrim në blog 🙂

Vjeshta është stina e ngjyrës së artë e nuancave të peizazheve natyrore, që na pëlqen t`i soditim. Kjo stinë ndërthur te çdo njeri ndjesi të vetë stinës, që shumë herë shkruhen në letër.  Ja disa thënie të veçanta për vjeshtën:


Çdo gjethe më sjell lumturi, teksa lëkundet nga pema e vjeshtës.” - Emily Brontë

“Vjeshta është pranverë e dytë,  teksa çdo gjethe është lule.”   - Albert Camus

“Dhe dielli u zmbraps, gjethet u vunë në gjumë dhe vjeshta u zgjua.” – Raquel Franco


“Nëse viti do të palosej brenda një ore, atëherë vjeshta do të ishte ora magjike.” – Victoria Ericson

“Vjeshta e këndshme!  Shpirti im është i lidhur më të dhe nëse do të isha zog do fluturoja rreth botës duke kërkuar vjeshtën pasuese.” - George Ericson

“Vëre se vjeshta është më tepër stinë e shpirtit se e natyrës.” – Friedrich Nietzsche

“Jeta rifillon nga freskia e vjeshtës.” – F.Scott Fitzgerlad

“Vjeshta…buzëqeshja e fundit dhe e bukur e vitit.” – W. C. Briant 


“Vjeshta është koha e qetësisë piktoreske.” – Sir K.G.Aumann

“Vjeshta vishet me të artën, stina më e shtrenjtë e shpirtit.” – Angie Crosby

“Perëndimet në vjeshtë, a nuk janë më të mrekullueshëm se përshkrimet? Më shumë se ëndrrat e ndritshme të poezive?” – Charles Lanman

🍂

Shkrime të tjera ✍️  https://notesofiris.blogspot.com/








Comments

  1. Edhi vjeshta dhe ti ike do vi pranevar por vjeshta do ket ikur bashk me mua

    ReplyDelete

Post a Comment