Për shumë njerëz, data 27 janar mund t`u kujtojë
marrjen në drejtim të Perandorisë Romake nga perandori Trajan ose publikimin e
ekuacionit matematikor Schrödinger. Por sot, gjithashtu, përkujtohet Holokausti.
Holokausti, që ndodhi përgjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, është
genocidi më famëkeq i njohur në histori.Sipas statistikave numri i të vrarëve është
mjaft i lartë.Shifrat tregojnë për mbi 6 milion hebrej, 3 milion polakë, 4.5 milion rusë, 500 mijë rumunë,
450 mijë hungarezë, 100 mijë holandezë,etj.Sigurisht që ky numër i frikshëm
tregon situatën në kampet naziste, në të cilat torturimet, vrasjet me bombë ose
gaz ishin më se të zakonshme.
Rezoluta60/7 e
Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e krijuar më 1 Nëntor 2005
gjatë seancës së 42-te plenare përcaktoi përkujtimin e kësaj ngjarjeje të shënuar
në histori. Në këtë mënyrë të gjithë sjellin në kujtesë këtë ngjarje, duke
përçuar edhe tek të rinjtë domosdoshmërinë e njohjes së historisë.Brezat në
vijim duhet të jetojnë me mesazhet pro paqes dhe sigurisë.
Në filma e dokumentarë
të ndryshëm por edhe në librat shkollorë kemi parë pamjet shokuese të femijëve
të Holokaustit, të cilët me numrin e identifikimit të bërë tatuazh në krah kërkonin
të jetonin në paqë.I njëjti mesazh vlen edhe për kategoritë e tjera të përfshira.
Sa i përket Shqipërisë,
gjatë kësaj periudhe një numër i madh njerëzish jetën strehë dhe mbështetje nga
familjet shqiptare.Megjithësë vështirësitë e tyre ishin të shumta, shqiptarët u
bënë një popull mikprites ashtu si njihemi edhe sot.
Sot në të gjithë botën,
veçse për elementin historic Holokausti kujtohet edhe për mesazhin që mbart.Ky
mesazh na bën të gjithve ne të kërkojmë gjithmonë paqen në botë.Një mesazh i
rëndësishëm kundër luftes, për tolerancë, një botë më të sigurt politikisht dhe
ku mbizotëron humanizmi.
Comments
Post a Comment