Data 21 Shkurt është Dita Botërore
e Gjuhës Amtare.E përcaktuar më 17 nëntor 1999 nga UNESCO, kjo datë shërben si
kujtuese për ruajtjen e rëndësisë dhe vlerave të gjuhës.Në rastin tonë,për ne
shqiptarët gjuha jonë shqipe është e shenjtë.Gjuha shqipe është përcjellë brez
pas brezi, në kohë lufte e në kohë paqeje.Nëpërmjet përpjekjeve të bëra ndër
shekuj u bë e mundur që gjuha shqipe të flitet kudo ku jetojnë shqiptarët.
Gjuha shqipe, e familjes së
gjuhëvë indo-europiane, me dialekte e histori të hershme po merr forma të reja
herë pas here. Për shkak të ndikimit të mediave, internetit dhe lëvizjes së lirë,
gjuha shqipe po rrezikohet edhe nga përdorimi i shkurtimeve, fjalëve të huaja, etj.Kjo gjë
vihet re nga të gjithë ne në fjalitë tona, mesazhet e ndryshme ose në të folurën
e përditshmë.Sigurisht që ky fenomen ndodh edhe me gjuhët e tjera që fliten në
Ballkan.
Gjuha është një nga mjetet më
të fuqishme të një shteti dhe të një populli.Dita e sotme duhet të shërbeje për
secilin prëj nesh për të kujtuar të pëedorurit të gjuhës sonë në trajtën
normale dhe dhënien e vëmendjes që meriton.Prandaj edhe nëpërmjet shkrimit të
sotëm vjen mesazhi i përcjellë ndër shekuj se duhet të duam gjuhën
tonë dhe të jemi krenarë për të sot dhe në vazhdim.
i❤🇦🇱
ReplyDeleteMy compliments for your blog and pictures included,I invite you in my photoblog "IMAGES AND PERSPECTIVES" and "video blog".
CLICK IMAGES AND PERSPECTIVES
CLICK VIDEO BLOG
Greetings from Italy
Thanks :) I`ll have a look at it.
Delete