Pershendetje!!! E premtja na kujton ditën
për një shkrim të ri në blog.
Këtë herë tëma është: ebooks në jetën
tonë.
Ebooks ose librat elektronike janë një formë
shumë e përhapur e të lexuar në të gjithë botën.Kjo formë dixhitale e
publikimit të librave na ka bërë të gjithëve kurioze dhe na kanë tërhequr.Për më
tepër në këtë mënyrë nuk largohemi nga të lexuarit, që duhet të jetë një “ves” i
përditshëm.
Megjithëse janë bërë të njohur rreth
vitit 2000, librat elektronikë janë përhapur masivisht vitet e fundit.Arsyeja
kryesore e përdorimit të tyre lidhet me mundësinë e të lexuarit kudo e kurdo por
edhe çmimet e ulta.Sipas statistikave, India është vendi në të cilin lexohet më
shumë: rreth 10 orë në javë.
Sigurisht që, ka ende shumë njerëz
besnikë ndaj letrës, kështu që libri në kuptimin tradicional vazhdon të ketë
vlerën e mëparshme.Por në gjithë këto vitë është vënë re se libraritë kanë
humbur rëndësinë e mëparshme.Libri i parë elektronik u publikua nga spanjollja Ángela Ruiz Robles në
vitin 1949.
Ka shumë ide dhe teori mbi librat
elektronike.Disa mendojnë se janë një gabim, e të tjerë thonë se ebooks janë
revolucion.E rëndësishme është të mos harrojmë asnjëherë vlerën e librit, qoftë
tradicional apo i dixhitalizuar.
📚
Comments
Post a Comment