Përshëndetje!!!
:)
Një nga temat më të diskutuara në art, marketing,
etj, është autenticiteti.
Autenticiteti është një koncept shumë i gjërë por në
lidhje me njeriun merr kuptimin e të shfaqurit të vetvetes, të vërtetës dhe të
natyrshmes.Në filozofinë ekzistencialiste, autenticiteti është faza në të cilën
veprimet përputhen me bindjet dhe dëshirat, pavarësisht presionit të jashtëm.
Autenticiteti është e kundërta e falsitetit.Shfaqja
e reales vendoset në pikat më të larta.Njerëzit autentikë janë ata që ne
respektojmë për çiltërsinë dhe integritetin.Vërtetësia e tyre është në pah në
çdo moment.Të qenit autentik do të thotë të besojmë në instiktet tona, të jemi
të hapur së pari me vetën dhe më pas me të tjerët. Të qenit autentik do të thotë
të theksojmë mendimet dhe idetë që burojnë nga shpirti.
Shpeshherë ne ngatërrojmë autenticitetin me
origjinalitetin por nuk janë e njëjta gjë.Autenticiteti ka të bëjë me vërtetësinë
ndersa origjinaliteti më të hershmen e gjërave.
Arritja e autenticitetit ndodh nëse ne largojmë frikërat
dhe gjejmë guxim për t`u përballur me sfidat që na presin.Është e rëndësishme që
të realizojmë idetë tona per të kuptuar edhe veten.
Autenticiteti përbëhet nga një sërë zgjedhjesh që ne
bëjmë çdo ditë, si rrjedhojë e të cilave jemi në harmoni dhe qetësi të plotë.Megjithësë
mund të ndikohemi nga sjellje të ndryshme që shfaqen ne media, është e rëndësishme
t`i mendojmë gjërat në mënyrën tonë dhe të jemi unikë.
Comments
Post a Comment