Përshëndetje!!! 😊
Në një periudhë rutine ose monotonie është shumë e rëndësishme
të gjejmë disa momente për t`ju dedikuar pasioneve tona.Një prej tyre, për shumë
njerëz, është të fotografuarit.
Fotografia është një art, teknikë, praktikë e
krijimit të imazheve që do të zgjasin për shumë vite e do të përmbajnë kujtime
me shumë vlerë për secilin prej nesh.Me ngjyra ose bardh e zi, të stampuara ose
jo, fotografia vazhdon të mbetet një shpikje që i ka rezistuar kohës.
Fjala fotografi vjen nga greqishtja dhe do të thotë
përfaqësim me anë të linjave të dritës.E kthyer në aparaturën tonë të
preferuar, aparati fotografik na vjen gjithmonë në ndihmë për të përjetësuar
momentet tona të preferuara.Zakonisht, fotografitë e para për një njeri janë
ato të periudhës së foshnjërisë dhe pasohen më një numër të pafundëm fotosh.Por
sigurisht, kujtimet më të bukura mbeten në mendjen dhe zemrën tonë.
Fotografia, e menduar në një tjetër aspekt, është një
mjet për të na ndihmuar të kuptojmë cilët jemi, na lidhin më të shkuarën dhe na
kujtojnë njerëz, vende, ndjesi dhe ngjarje nga më të ndryshmet.E në të vërtëtë
ky ishte edhë synimi i shkrimit të sotëm në blog: të mendojmë fotografitë
ndryshe.
Duke qenë se tashmë është shumë e thjeshtë të
realizojmë fotografi, ndoshta jemi larguar nga rendësia që mbart fotografia e
jemi përqendruar tek shfaqja e tyre në mënyra të caktuara.Një fotografi e mirë është
jo vetëm e plotësuar teknikisht ( nëpërmjet dritës, dritëhijeve, etj.) por edhe
tregues i të tashmes.Fotografia merr vetëm 1 sekond por ndalon
sekondat.Fotografia është një e vërtetë e madhe.
Jo më kot ekziston shprehja: “Një foto vlen sa një mijë
fjalë”.Sa më shumë të fotografojmë aq më shumë lumturi marrim.Le të jetë fotografia
objekti me anë të të cilit vetë-krahasohemi por edhe i marrjes së mijëra emocioneve.
😊📷
Comments
Post a Comment