E premte dhe një tjetër shkrim në blog :)
“Magjikja” gjithmonë na kuriozon në shumë dimensione
të fjalës.Magjikja është e mistershmja, e fshehta, surprizuesja që fshihet dhe
shfaqet papritur.Në përditshmërinë e të gjithëvë mund të gjejmë plot gjëra “magjike”
të cilat as i kemi menduar.E nëse jo, atëherë është në dorën tonë të krijojmë
magjinë në jetën tonë.
Magjikja vjen në shumë forma dhe sigurusht është
relative.Për shumë njerëz, të lexuarit është magjike.Duke u përqendruar në
rreshta e shkronja, shumë njerëz përhumben në magjinë e librave.Të tjerë njerëz
e gjejnë magjinë duke shijuar natyrën: detin, diellin, pemët, ajrin.Magjike është
të fotografuarit, piktura, notat në pentagram, tingujt e flautist, violinës,
etj.Magjike për njerëz të tjerë janë sportet e ndryshme.
Momente mistike janë edhe udhëtimet, në shtete të
ndryshme duke u përballur me histori, njerëz e vende impresionuese.Gjithashtu
filmat me personazhe të çuditshme, në të cilat të papriturat nuk kanë fund. Nëse
do e mendonim çdo ditë si një ditëlindje më qirinj dëshirash, do të kuptonim se
“magjikja” është shumë pranë nesh.
Pra, magjikja qendron në gjëra fare të zakonshme dhe
normale të jetës.Për mua, te “magjikja” bën pjesë edhe të shkruarit në blog.Në
këtë mënyrë është menduar notesofiris.blogspot.com, si një magji që ju e
zbuloni çdo të premte.
Comments
Post a Comment