Përshendetje!!!
:)
Shkrimi i sotëm i
dedikohet filmave dhe ndikimit që kanë tek ne.
Filmat janë kthyer prej
dekadash në një nga mënyrat më interesante dhe argëtuese për të kaluar kohën e
lirë.Në thelb janë një seri momentesh të regjistruara, në të cilat trajtohen
tema të ndryshmë dhe rolet interpretohen bazuar në skenare që aktorët i ndjekin
me përpikmëri.Gjithashtu filmat përbëjnë një industri shumë të fuqishme.Krijimi
dhe shfaqja e tyre është një proces mjaft fitimprurës.Të tilla konsiderohen
filmat që në SHBA janë lokalizuar në Hollywood, ndërsa në rajone të tjera
vazhdon të kryesojë Bollywood-i Indian.
Filmat krijohen mbi
tema të ndryshme të jetës e më pas kategorizohen.Emocionet që merren nga çdo
film janë të shumta dhe për këtë arsye na pëlqejnë aq shumë.Të qeshurat, frika,
të qarit, misteri, etj, janë pjesë e çdo filmi.
Veç se të këndshëm në
një minutazh prej rreth 2 orë ( në varësi të filmit dhe llojit), filmat
vazhdojnë të mbetën frymëzim për të gjithë.Ne jemi memorizues shumë të mirë të
elementëve të caktuar në filma.Shumë njerëz frymëzohen nga sjelljet e
protagonistëve, të tjerë nga emrat e personazheve ose kafshëve shtëpiake, nga model
i flokëve, nga stili i të veshurit, nga rebelizmi, nga kultura.Gjithashtu, nëpërmjet
filmave merret shumë informacion mbi tema të ndryshme, si ato historike,
fetare, kulturore, biografi, etj.
Fëmijët por edhe të
rriturit ndikohen nga filmat dhe mesazhet që marrin prej tyre.Por a shfaqin
filmat gjithmonë realitetin dhe të vërtetën? Për këtë pyetje nuk mund të kemi
një përgjigje të sigurt.Do të ishtë mirë të merrnim më të mirën nga filmat por
kjo gjë nuk varet vetëm nga ne.
Gjithsesi, mbetet në zgjedhjen tonë limitimi i
ndekjes së tyre si në numër ashtu edhe në përmbajtje.
Comments
Post a Comment