E premte dhe një tjetër shkrim në blog :)
Dielli është ylli i qendrës së Sistemit Diellor dhe
burimi kryesor i energjisë për Tokën…
Përtej fakteve shkencore, mënyra si ndikon tek ne
simbolika e Diellit është shumë interesante.Çdo njeri ka të preferuar Hënën ose
Diellin, e për këtë të fundit ka mjaft për të thënë.
Dielli është arsye për të quajtur një ditë të bukur,
për të filluar ditën ndryshe.Dielli është impresionues dhe i mrekullueshëm.Përfaqëson
natyrën, ndriçimin e jetës, energjinë.Dielli si yll, nga ana tjetër, përfaqëson
udhëheqjen dhe forcën e së përditshmes.Ashtu si Dielli, edhe njeëezit, gjithmonë
jemi pjesë e njerëzimit.
Në astrologji Dielli përfaqëson mënyrën e të qenit
në botë. Mund të përfaqësojë, në nivele të ndryshme, edhe egon edhe vetë
qëllimine shpirtit. Dielli është "planeti" më i rëndësishëm në tabelë
dhe simbolizon vullnetin dhe ndjenjën e vitalitetit.
Që nga antikiteti e deri më sot Dielli është një
element shumë i rëndësishëm.Në flamuj të shteteve te ndryshme ( si për
shembull: Argjentina, Uruguai, etj) shohim Diellin si pjesë përbërëse, në libra
mitologjike, në libra, pikturë, etj sepse për të gjithë ne është i parapëlqyeri.
Comments
Post a Comment