Përshëndetje!!! J
Muzika është një nga format më të pëlqyera të
artit.Muzika, si aktivitet kulturor, i ka fillesat nga antikiteti.Në atë
periudhë lindën edhe instrumentet e para.Disa prej tyre ishin: lira, flauti,
harpa.Më pas, me ardhjen e periudhave të tjera, muzika u përhap më shumë,
ndryshoi roli i saj, të mësuarit dhe rëndësia e muzikës në përgjithësi.Gjatë
mesjetës mbizotëronte monofonia.Në periudhën barok ishte opera, sonata,
Vivaldi, etj.
Muzika është pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë.Së
pari, ndikon në jetën tonë sociale sepse performohet në ambjente dhe evenimente
të ndryshme.Ndikon në qelizat e trurit tonë sepse rrit dopaminën dhe shërben si
një terapi argëtuese.
Gjithashtu, nëpërmjet pajisjeve teknologjike, muzika
është bërë pjesë e përdishmërisë sonë.Mund të dëgjojmë pjesët e preferuara
muzikore në shtëpi, zyrë, makinë etj.Ndërsa tekstet e preferuara mbeten
gjithmonë në kujtesën tonë.
Me modernizimin ka ardhur edhe diskutimi për cilësinë
e muzikës në vitet e fundit.Këngëtarë të ndryshëm ose grupe shumë herë
preferojnë të shesin sesa të ofrojnë pjesë që i rezistojnë kohës.
🎼
Comments
Post a Comment