Njeriu vs Koha







E premte dhe një tjetër shkrim në blog :)

Koha është një vazhdimësi e papërcaktuar dhe e ndarë në tre faza: e shkuara, e tashmja, e ardhmja.Ne mund të perceptojmë vetëm të tashmen sepse të gjitha shqisat tona janë aktive në tashmen dhe kështu krijojmë pak nga pak momente që vonë do të jenë kujtime të paharruara.Sipas shumë filozofëve, koha është një “joreale” e bukur.Mënyra si ne njerëzit e perceptojmë kohën nuk është gjë tjetër veçse një imagjinatë .

Koha është iluzion, thoshte Ajnshtajni.E në të vërtetë, gjithmonë ka ekzistuar një kundërshti natyrore e njeriut dhe kohës.Koha është një dhuratë e çmuar dhe e pazëvënësueshme.Të gjithë, falë saj, mund të realizojmë synimet tona.Koha nuk kthehet, por gjithashtu ekziston thënia se ne e krijojmë  vetë kohën për çdo gjë.Koha nuk duhet çuar dëm.

Në se e mendojmë në kë të mënyrë sigurisht që do të përpiqeshim të përdornim kohën me zgjuarsi.Është e rëndësishme të vlerësojmë çdo minut dhe ta përdorim nëpërmjet leximeve, familjes, udhëtimeve, diellit, detit, natyrës, të shkruarit, fotografive.

Comments