Përshëndetje!!! E premtja është dita për
një shkrim të ri në blog.
Ëndrrat janë padyshim një pjesë
misterioze e gjumit, janë përjetim i pamjeve, tingujve, etj., gjatë të fjeturit.Pavarësisht
shpështësisë së shikimit të ëndrrave, gjithmonë jemi kuriozë që të nesërmen të
mësojmë mbi domethënien e ëndrrës/ave që kemi parë.Kështu ndodh gjithmonë…
Në këtë shkrim vjen koncepti i ëndrrave
përtej shpjegimeve shkencore.Ëndrrat gjithmonë janë trajtuar nga shkrimtarë e
poetë, nga piktorë e regjizorë, si manifestime të së pandërgjegjshmes.Duket
sikur ëndrrat janë pjesa e fshehur e jona, që shfaqet në një moment të caktuar
vetëm për ne dhe trazojnë qoftë edhe për disa sekonda mendjen tonë.
“Maskimi” i shumë mendimeve dhe ideve
tona nëpërmjet shenjave dhe situatave të ndryshme jo pak herë na mundon.Nësë është
e vërtetë që ëndrrat “aktivizojnë” të pashfaqurën brenda nesh, atëherë përse duhet
të mos u japim rëndësi? Ose e kundërta.Mos ndoshta na tremb ideja se në endrra vetvetja
është më reale seç duhet?
E parë nga një ide tjetër: ëndrrat si një
kuti imagjinate.Me të vërtetë e pabesueshme se si mendja e njeriut arrin të
prodhojë një sërë formash, vendesh, njerëzish të panjohur dhe t`i bashkojë në
disa minuta.Sigurisht që, nëpërmjet tyre kemi plot histori gazmore për të
treguar.
Comments
Post a Comment