Përshëndetje!!! Një tjetër shkrim i ri
në blog.
1 Qershori është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.Në këtë
ditë, në shumë shtete të botës, prej shumë vitesh është kthyer në një ditë të
shënuar e të gëzueshme.Dita e Fëmijëve filloi të festohej për herë të parë në
vitin 1920.Synimi është promovimi dhe ndërmarrja e veprimeve për mirëqenien e
fëmijëve në të gjithë botën.
Kjo ditë është shumë e rëndësishme për disa arsye por
mbi të gjitha për mirëqenien e fëmijëve sepse ekzistojnë disa problematika.Prej
vitesh synohet të ndalohet përhapja e HIV / AIDS te fëmijët.Gjithashtu, për
nevojat e fëmijëve në mënyrë që ata të kenë të zbatueshme të drejtat themelore
të shkruara në traktatin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut të vitit 1989.
kryen
vaksina, punon me politikëbërësit për kujdes të mirë shëndetësor dhe arsim dhe
punon ekskluzivisht për të ndihmuar fëmijët dhe për të mbrojtur të drejtat e
tyre.Synohet vaksinimi, punohet me politikëbërësit për kujdes të mirë
shëndetësor dhe arsim.
Sigurisht që, për të gjithë fëmijet është një festë
e bukur.Zakonisht mbahen aktivitete në qendrat e qyteteve, institucionet por
edhe organizatat për fëmijët kujdesen që çdo vit të ketë një program festiv.Nuk
mungojnë urimet dhe dhuratat.
1 Qershori është një datë e mbetur në kujtesën e çdo
njeriu.Vitet e fëmijërisë kanë marrë kuptim edhe falë kësaj date.Ata që dje
ishin fëmijë, më siguri ndihen përsëri fëmijë në 1 Qershor.
Comments
Post a Comment