E premte dhe një tjetër shkrim në blog :)
Intuita është aftësia e të njohurit por pa ditur
pse-në.Fjala vjen nga latinishtja intueri dhe do të thotë të perceptosh drejtpërdrejt pa arsyetim.Është
një term shumë i studiuar nga filozofët lindorë e perëndimorë.
Shumë herë themi se kemi verpruar në një mënyrë të caktuar sepse na ka
udhëhequr intuita.Në të vërtetë, intuita konceptohet nga ne si rezultat i disa
përvojave të kaluara në jetën tonë.Mësimet e marra prej tyre shërbejnë si udhëzues
për vendime të ndryshme që marrim në jetë. Instinkti shpesh keqinterpretohet
si intuitë.
Intuita është psherëtima që vjen nga mbrenda nesh.Duke dëgjuar dhe
besuar në atë çka na thotë vetja, mund të arrijmë të gjejmë qetësinë dhe
zgjidhjen e shumë problemeve.Në këtë mënyrë, intuita na ndihmon të dalim në përfundime
të vërteta dhe të bëjmë më të mirën për veten e të tjerët.
Comments
Post a Comment