Përshëndetje!!!
Shkrimi i sotëm i dedikohet Shqipërisë: bukurive të
pafundme natyrore, njohjes e eksplorimit të tyre dhe një kujtesë për të
promovuar turizmin në Shqipëri.
Turizmi është një nga industritë më interesante për çdo
vend.Veçse një element i rëndësishëm për ekonominë, turizmi është edhe shfaqje
e pasurisë arkeologjike dhe trashëgimisë kulturore.Në rastin e Shqipërisë, jemi
vërtetë të bekuar.Në 28.748 km²
mund të gjejmë klimën mesdhetare, bukuritë natyrore dhe mikëpritjen e shqiptarëve.
Në Shqipëri
ekzistojnë lloje të ndryshme turizmi: bregdetar, malor, kulturor, etj.Sipas
raportit të Instat, Shqipëria prej vitesh është një prej destinacioneve të
preferuara të turistëve.Brigjet e deteve Adriatik dhe Jon, lumenjtë, liqenet,
lagunat, por edhe alpet janë shumë të pëlqyera.Gjithashtu, mund të ushtrohen
sporte të ndryshmë ujore ose ekstreme.
Nga
veriu në jug, disa sugjerime:

- Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës”
Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinte dhe të papritura.Ka një sipërfaqe prej 8000 ha dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare.

-Parku Kombëtar i Thethit
Ka një sipërfaqe prej 2630 ha dhe ndodhet në Alpet e Shqipërisë, pranë Bjeshkëve të Nemuna.Disa prej zonave më të vizituara janë: Ujëvara e Thethit, Kanioni i Grunasit dhe shpella të ndryshme.

-Kalaja e Krujës
Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë krye-fortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman. Edhe në ditët e sotme është një ndër vendet më të njohura dhe më të vizituar nga turistët.
-Apolonia
qytet antik në Shqipëri; ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike.

-Liqeni i Pogradecit
shtrihet në jug-lindje të vendit tonë dhe përfaqëson një pellg ujor me origjinë tektonike. Ky liqen është një nga liqenet më të bukur në botë dhe më i bukuri i të gjithë liqeneve të gadishullit të Ballkanit.

-Berati
Trojet e Beratit, sipas arkeologëve kanë qenë të banuara nga njerëz të civilizuar që nga shekulli VII para erës sonë.

-Gjirokastra
Qytet i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit otoman.

-Ksamil
Përbën një nga pasuritë si natyrore edhe arkeologjike më të pasura në vendin tonë.
vazhdon...
Comments
Post a Comment