Përshëndetje!!! Një tjetër shkrim i ri
në blog.
Udhëtimet janë eksplorime të vendndodhjeve të
ndryshme gjeografike.Me tren ose makinë, avion, këmbë, anije, etj, të udhëtuarit
është një përballje me të renë e të
panjohurën e çdo vendi.Të udhëtuarit është një prej pasioneve për shumë njerëz,
e që bëhet edhe më interesante kur lista e vendeve të vizituara shtohet.
Arsyet e kryerjes së udhëtimeve janë të shumta, si për
shembull: për arsye studimore/kërkimore, për pushime, pelegrinazh, vullnetarizëm
e shumë të tjera.Të mirat e udhëtimeve janë disa: njohja e kulturave të reja,
eksplorimi i një vendi, shlodhja.Kujtimet më të bukura prej tyre mbeten në
mendjen tonë por edhe në ditare personale dhe fotografi.
Dromomania, që është edhe fjala e duhur për “varësinë”
ndaj udhëtimeve, shpjegon se behet fjalë për njerëz që kanë gjithmonë valixhen
gati.Ata jo vetëm e adhurojnë turizmin por duan të përfshihen në çdo mënyrë të
mundshme.
Si përfundim, sa më shumë të udhëtojmë aq më shumë i
japin vetes një perceptim më interesant për botën.Veç se është vlerësim i kohës
personale, na ndihmon të jemi më afër botës në përgjithësi.
Comments
Post a Comment