Nëpër Shqipëri: Turizëm (pjesa 2)






Përshëndetje!!!

Duke qenë se për turizmin në Shqipëri ka plot për të treguar, atëherë le të jetë ky një vazhdim i shkrimit të javës së kaluar.Pjesa e parë e kësaj guide turistike për Shqipërinë erdhi si një përmbledhje e destinacioneve më interesante.Ndërsa sot është dita për të treguar më shumë mbi disa elementë të veçantë kulturorë.

Le të kujtojmë si fillim simbolikën e bukur të flamurit tonë kombëtar.Flamuri i  Shqipërisë ka një histori që daton më 1443, në kohën kur Gjergj Kastriot Skënderbeu ringjalli Principatën e Kastriotëve.Një flamur me fushë të kuqe dhe një shqiponjë dykrenare të zezë në mes na bën gjithmonë krenarë.

Çiftelia është një nga veglat muzikorë më të njohura në vend.Kryesisht përdorët në Shqipërinë e Veriut.Tingujt e saj shoqërojnë balada e rapsodi të ndryshme.

Image result for ciftelia


Opingat janë lloje këpucësh tradicionale, pjesë e traditës shqiptare.Kryesisht përbëheshin nga lëkura  në formë katërkëndëshi.Zona e jugut perdorte lloje të ndryshme opingash, me ngjyra kafe, të zezë e të kuqe por edhe me xhufka.



Kodikët e Beratit janë disa dorëshkrime me rëndësi historike për fillimet e letërsisë biblike. Librat përmbajnë rreth 190 fletë dhe janë të shkruajtura në gjuhen greke. Kodikët mbahen në Arkivin Kombëtar të Shqipërisë.

Related image

Iso-polifonia popullore shqiptare , që nga data 25 nëntor 2005 është shpallur “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO.Iso-polifonia përfshin këngë popullore me deri në 4 zëra, të kënduara nga grupet para njerëzve.


Kuzhina shqiptare është gjithashtu shumë e njohur në Ballkan dhe është përfaqësuese e kuzhinës mesdhetare,  një përzierje e influencave të kuzhinës turke, asaj ballkanike dhe europiane. Gatimi i mishit të pjekur, sidomos qengjit dhe përgatitja e byrekëve të ndryshëm është e përhapur në të gjithë vendin.Si rezultat e klimës së përshtatshme mesdhetare Shqipëria është e njohur për kultivimin e rrushit dhe prodhimit e një varieteti verërash të kuqe dhe të bardha. Pija më tradicionale alkoolike është rakia.
Image result for rakia shqiptare
Letërsia shqipe, e ndikuar nga kushtet historike fillon me shkrimet e para në gjuhën shqipe të shekullit të XV.Naim Frashëri, Ndre Mjeda, Migjeni, Konica, Fishta, Poradeci, etj janë shumë të njohur.Ndërsa në shekullin XXI vazhdojnë të lexohen veprat e Ismail Kadare.

 Image result for kadare librat

Comments

Post a Comment