Përshëndetje!!! Një tjetër shkrim i ri
në blog.
Jemi në verë dhe deti është simbol i kësaj stine.Deti
ka një simbolikë shumë të veçantë, të cilën do e kuptojmë më tepër në këtë
shkrim.
Deti simbolizon qetësinë, paqen, balancën.Ashtu si
edhe jeta, deti është i mistershëm.Asnjëherë nuk e dimë si do të jetë sepse
ndodhin ndryshime të papritura.
Deti në letërsi simbolizon jetën dhe vështirësitë e
saj.Ashtu si edhe jeta, deti mund të jetë i qetë për shumë kohë dhe pastaj
befasisht i turbullt. Ndërsa dallgët e detit simbolizojnë pengesat e papritura
që ne hasim në periudha të ndryshme në jetën tonë.
Gjithashtu, deti simbolizon forcën sepse edhe kur
dallgët përplasen në shkëmbinj, sërisht kanë forcën për t`u rikthyer.Dallgët, të
panumërta, si emocionet e njeriut.Deti i
qetë dhe blu simbolizon qetësinë ndërsa deti i trazuar ilustron paqendrueshmërinë.
Nuancat e pafundme të detit janë të mrekullueshme.Kryesisht
mbizotëron ngjyra blu.Ne të gjithë e lidhim ngjyrën blu me detin.Kjo ngjyrë është
shumë e fuqishmë psikologjiksht por edhe në kujtimet tona.
Blu-ja e detit simbolizon qartësinë, besnikërinë,
besimin, sigurinë.Kjo ngjyrë që na kujton detin është simbol i kthjelltësisë.
“ Deti, kur të hedh magjinë e tij, të mban në rrjetën
e cudiravë përgjithmonë”-JYC
Comments
Post a Comment