Përshëndetje!!! Një tjetër shkrim i ri
në blog.
Të shkruarit është një nga proceset më interesante
dhe njëkohësisht një nga mënyrat më të lashta të komunikimit.Te shkruarit është
mjeti që bën botën të lëvizë.Ndërsa, për shumë njerëz kjo lëvizje vjen si një dëshirë
e madhe për të shkruar(Scripturient).
Ekzistojnë disa kategorizime për njerëzit që
shkruajnë.Të shkruarit si një mënyrë për të shprehur idetë dhe mendimet.Për të tjerë
si një terapi e për pjesën tjetër si hobi.
Të shkruarit si një dëshirë e brendshme është me të
vërtetë e mrekullueshme.Falë shkrimeve të tilla, sot kemi një numër të pafundëm
librash të mirë dhe veprash të vlerësuara.
Dëshira për të shkruar duket sikur lind bashkë më
njeriun.Më pas, më rritjen dhe marrjen e shumë njohurive, merr një formë edhe më
të plotë.
Scripturient/dëshira për të shkruar është një
gjendje shumë e natyrshmë e çdo personi që mendon se nëpërmjet shkrimeve të tij
mund të ndihmojë vetën dhe të tjerët për të përhumbur në magjinë e fjalëve.
Në kohet moderne, gjithnjë e më shumë, po vlerësohet
e shkruara sepse avancimi i teknologjisë duket sikur pa na largon nga letra e
po na tërheq drejt ekraneve të pajisjeve të reja.Megjithatë, të shkruarit është
me të vërtetë shumë e dobishme: për të ruajtur gjuhën, për t`u informuar, për
kulturë, etj, në mënyrë që të vazhdojë misionin e saj.
🙂
Comments
Post a Comment