Përshëndetje!!! Një tjetër shkrim i ri
në blog.
Deti është një pjesë e rëndësishme e planetit tonë.Në
të njëjtën kohë, pjesë e rëndësishme e kulturës dhe ndër vite ka qenë temë
kryesore e projekteve të ndryshme artistike.
Deti gjithmonë është analizuar gjithmonë i parë në
dy aspekte: deti si i mrekullueshëm por edhe i rrezikshëm.Deti i qetë dhe deti
me dallgë.Në filma, libra, muzikë, etj, ne i kemi dhënë detit formën e një hapësirë
të pafundme.Deti është perceptuar si mjedisi i një sërë krijesash të
mistershme: sirenave, përbindëshave të detit e çdo ideje tjetër që mbart
mister.
Simboli i detit është interesant për të krijuar një
pafundësi historish.Por sigurisht, më të bukurat janë ngjarjet që gjenden në pushimet
tona ose shëtitjet buzë detit.
Thalassophile- njeriu që adhuron detin, nuk është i
mbinatyrshëm, jemi vetë ne.E duam detin sepse është hapësira natyrore blu e
mrekullueshme dhe e përfshijmë në çdo gjë të bukur.
🌊
Comments
Post a Comment