Përshëndetje!!!
Bestytnia është besimi (pa ndonjë shpjegim të përcaktuar)
në ngjarje të ndryshme negative.Përmban një sere ndjesish negative rreth disa
objekteve, sjelljeve ose ngjarjeve.
Bestytnitë janë shumë të përhapura në të gjithë botën.Gjithashtu,
janë shumë të përhapura në shoqërinë tonë.Ato besohen nga të gjithë
brezat.Variantet që ekzistojnë janë të shumta.Më poshtë, të përmbledhura, janë
disa nga bestytnintë që besohen më shumë nga shqiptarët:
Krëhëri:
Nëse të bie krëhëri në tokë, ke rrugë.
Macja: Macja e zezë që të pret rrugën ndjell tersllëk.
Ose Kur të pret rrugën një mace e zezë duhet të
hedhim një monedhë.
Gërshërët
dhe dollapet e shtëpisë: s’duhet të rrinë kurrë hapur!
Buka: Në qoftë se dikush të gjen
duke ngrënë bukë, të do shumë vjehrra.
Potkoi: i varur në derën e nje shtepie në formën e një
U-je kokëposhte sjell fat.
Flokët e prerë: duhen të mos lihen
të shkelen; sepse po u shkelen, atëherë do të kemi dhimbje koke.
Fjalët: Thuhet se kur dy persona
flasin përnjëherë fjalën e njëjtë rastësisht, do të gëzohen në një të ardhme të
afërt ose dikush i shan.
Thinjat:
Dalja e thinjave në moshë të re, sjell fat.
Çanta: Kur le çanten perdhe - të ikën
paraja nga duart.
Sa herë na duhet
pak fat, mami a gjyshja është gjithnjë aty duhe na hedhur ujë dhe sheqer 😜
Comments
Post a Comment