Përshëndetje!
E premte dhe një tjetër shkrim në blog 🙂
Jemi në stinën e vjeshtës dhe ardhjen e saj e ndjejmë
në çdo moment.Ditët e mbetura të shtatorit janë gjithmonë tregues i ndryshimit.Reshjet
e para nisin dhe rifillon e njëjta gjendje deri në verën e ardhshme.Pikërisht në
këtë periudhë, çdo gjë i rikthehet normalitetit dhe si për çudi rifillojnë
kujtimet e çdo vjeshte që kemi kaluar per t`iu shtuar një tjetër vjeshtë.
Elementët e vjeshtës janë të shumtë dhe interesantë.Pemët,
që simbolizojnë forcën dhe qendrueshmërinë, marrin një pamje tjetër.Mbizotërojnë
të tjera ngjyra shumë të dashura për të gjithë.Na pëlqen të dëgjojmë kërcitjen
e gjetheve të rëna.
Kjo është përiudha e rikthimit të libri sepse edhe
koha është më e favorshme.Romanet dhe vëllimet e tyre mund të mbushin me
fantazi orët e qendrimit në shtëpi.Gjithashtu, mund të rifillojmë të shohim
serialet e shumta që na tërheqin.
Na shijojnë shëtitjët gjatë pasditeve, ecjet e gjata
në muzg dhe trikot që na hedhin mbi shpinë.Pak nga pijet e ngrohta janë
gjithmonë me vete.Ndërkohë, përfytyrojmë veten gjatë festatve të fundit që vijnë
shumë shpejt.
Vjeshta…përfaqësuese e ndryshimit, pjekurisë dhe fillimeve
të reja.Nëpërmjet kësaj simbolike merr kuptim edhe jeta jonë, gjithmonë e
sfiduar nga ndryshimet.
🍁
Comments
Post a Comment