Përshëndetje!!! Një tjetër shkrim i ri
në blog 🙂
Zbrazëtia është një nga ngjarjet e
mundshme.Zbrazëtia mund të jetë shpirtërore ose ligjore, në pjesë letrare, në ide
ose çështje.
Kur diskutohet për të rinjtë, shpeshherë
përmendet fakti se gjithmonë e më tepër janë(jemi) të distancuar nga shumë
fusha.Një prej tyre është të shkruarit.
Të shkruarit është një nga format më
interesante të të shprehurit.Nëpërmjet shkrimeve vihen në pah probleme të
ndryshme në shoqëri, jepen informacione të reja, ndahen ide, sugjerime, etj.Por
duhet theksuar se mungojnë mënyrat për t`u promovuar.
Sot, në botën e internetit, është shumë
e thjeshtë të publikohen shkrime të ndryshme.Duke krijuar një ëebsite ose blog,
mund të krijojmë një formë të shpejtë komunikimi.Njëkohësisht, pasja e aksesit
nga të gjithë krijon paqartësi, mungesë filtrimi.
Kështu që, do të ishtë mirë të krijohen
hapësirat e duhura që të rinjtë të ndihen pjesë aktive.Gjithashtu, mbështetja
nga shoqëria në përgjithësi është shumë e domosdoshme.
Comments
Post a Comment