Le të shijojmë vjeshtën!



Përshëndetje!!!

Disa gjethe të rëna, reshjet e para të shiut ose rikthimi në shkolla…kjo është panorama e shtatorit.Ardhja e shtatorit është një periudhë shumë e këndshme e natyrës.Ngjarjet që e shoqërojnë këtë muaj janë të shumta.E meqë jemi në javën e parë të tij, mund të kujtojmë disa prej tyre.

Megjithëse nuk ndihemi gati t`i themi “ Mirupafshim!” stinës së mrekullueshme të verës për këtë vit, ditët e para të shtatorit na kujtojnë se sa e vështirë është të ndahemi prej saj.Kjo do të thotë se nuk do të kemi më ditë të tejzgjatura ose lojëra në breg të detit.

Një prej pjesëve më të adhurueshme të vjeshtës është fakti se natyra na ofron pejsazhin e saj shumëngjyrësh.Mbizotërojnë ngjyrat e verdha e të portokallta.Sa të bukura duken nuancat e pafundme të gjetheve!

Vjeshta përkon edhe me periudhën e shumë frutave të preferuara, si edhe të prodhimit të verërave.Në të gjitha kanalet televizive rifillojnë programet e ndryshme, të cilat na pëlqen t`i ndjekim me çajin që ne vetë kemi përgatitur.

Le të shijojmë vjeshtën!
🍁

Comments