Përshëndetje!!! Një tjetër shkrim i ri
në blog 🙂
Paqja është një prej koncepteve më të vjetra në të
gjithë botën.Kjo fjalë, që nënkupton një gjendje qetësie, pa luftë, është shumë
e rëndësishme në përshkrimet tona.Paqja, nga latinishtja pax, do të thotë marrëveshje,
qetësi, mungesë armiqësie.
Gjetja e paqes, kësaj gjendjeje ekuilibri të vështirë
për t`u arritur por shumë të dëshiruar, konsiderohet si një ndër çështjet më të
rëndësishme të planetit.Gjithashtu, mbrojtja e paqes është domosdoshmëri e kohës
që jetojmë.
Në aspektin filozofik, paqja merr kuptimin e një
situate plot harmoni, e cila nuk arrihet vetëm nga gjendja natyrore, por është
pika më e lartë e politikës si mekanizëm.Njëkohësisht, paqja shihet si mbajtëse
e balancave në shoqëri dhe e zgjidhjes së problemeve nëpërmjet dialogut.
Gandhi është një promovuesit më të njohur të këtij
koncepti.Sipas tij, vetëm duke u përpjekur të gjithë së bashku mund të arrijmë
paqe.Ndërsa sipas Nënë Terezës: “Paqja fillon më një buzëqeshje..”
Në këtë 21 shtator, si Dita Ndërkombëtare e Paqes, një
nga mesazhet më të rëndësishmë që duhet të përçojmë është: Paqja është si një process
i përditshëm, që mund të arrihet çdo ditë nga pak.
☮️
Comments
Post a Comment