Animalium



 Përshëndetje!!! E premtja është dita për një shkrim të ri në blog 🙂

Në oborret e shtëpive, në parqe ose natyre, kafshët janë gjithmonë të pranishme.Kafshët janë shumë të rëndëishme në jetën tonë.Që prej antikitetit, në mitologji dhe besime fetare, janë adhuruar gjithmonë.Tek to është parë shpesh pamja dhe veçoritë, si përsonifikim i natyrës njerëzore.

Kafshët janë shoqërues të shumë momenteve, na ndihmojnë, na mbrojnë, pra janë pjesë e jëtës 
sonë.Kur kalojnë vitet, kafshët konsidërohen si pjesë e familjes.Afeksioni që krijohet ndaj tyre është me të vërtetë befasues.Madje, sipas studimeve, kafshët shtëpiake ndihmojnë në largimin e stresit dhe nëpërmjet lojërave të ndryshmë ndikojnë tek ne.

Në art, filma, sport, kafshët zënë gjithashtu një hapësirë mjaft më vlerë.Nëpërmjet pikturave, objekteve dekoruese, fotografive, ambjenti merr një tjetër pamje.Gjithashtu, të punuara bukur në flori e argjend, i gjejmë në bizhuteri të ndryshme.

Në 4 tetor, Ditën Botërore të Kafsheve, është dita për të kujtuar rëndësinë dhe të drejtat e tyre. Nga ana tjetër, një numër i konsiderueshëm i tyre janë në rrezik zhdukjeje dhe për këtë arsye planeti duhet të ndryshojë.



Comments