Përshëndetje!
E premte dhe një tjetër shkrim në blog 🙂
“Pa letërsinë, jeta është një ferr”.Me këtë fjali të
Bukovski-t, në pak fjalë, shprehet më së miri rëndësia që ka lëtërsia në jetën
tonë.Në formën e një novele, të esesë ose poezisë, çdo libër ka pjesën e vet
interesante.Historitë e vërteta por edhe të trilluara janë shumë pëlqyera për
lexuesin.Duke u rrëmbyer nga rrjedha e ngjarjeve përfundojmë së lexuari një libër,
edhe një libër tjetër…
Ndërkohë që gjatë çdo viti publikohen vepra të
ndyshme letrare, nuk mungojnë as vlerësimet nëpërmjet çmimeve.Një prej çmimeve më
prestigjoze është Nobel.I krijuar më 1895 nga suedezi Alfred Nobel, Nobel-i
pritet çdo fillim tetori për kontributin në lëtërsi.
Këtë vit, çmimi Nobel iu dha autorit austriak Peter
Handke dhe menjëherë krijoi diskutime.Kjo nuk është hera e parë që Nobel-i
kritikohet.Këtë herë çështja ishte e përqendruar te e kaluara e autorit.Handke
ishte i afërt me ish-liderin serb Sllobodan Millosheviç.Ai kishte mohuar masakrën
e Srebrenicës megjithëse më pas u shfajsua.
Politikanë të ndryshëm në Ballkan reaguan mbi këtë
situatë.Komentet e tyre negative mbi çmimin u përhapën edhe në mediat e huaja.Të
njëjtat komente u bënë edhe nga lexuesit e përhershëm te nobelistëve.
E në këtë moment lind pyetja: a duhet të përqendrohemi
te vlerat e veprave të një autori apo edhe të personalja kur bëhët fjalë për
vlerësime ?
✍️
✍️
Comments
Post a Comment