Makeup në vjeshtë 2019



Përshëndetje!

E premte dhe një tjetër shkrim në blog 🙂

Makeup-i është aplikimi i disa produkteve të caktuara kosmetike me qëllim ndikimin në pamjen e jashtme.Për femrat, makeup-i është një mënyrë argëtimi.Me kalimin e viteve, për çdo stinë po sygjerohen prirjet në botën e makup-it, të cilat për vjeshtën e 2019 po i sjell në këtë shkrim të radhës në blog…

Lëkura si e një bebi 👇
Këshillohet përkujdesi ndaj fytyres duke ndjekur një rutinë.Gjithashtu, masazhet e fytyrës për më shumë shkëlqim.rikthim në natyralitet.

Qerpikët më të çuditshëm 👇
Gjatë kësaj vjeshte, tendencat na çojnë drejt përdorimit të ngjyruesve të tjerë për qerpiket, veçse të zezës.Ngjyrat e forta të neonit janë shumë në modë, duke vënë në pah ngjyrën e syrit.Por jo vetëm, edhe ngjyrat e arta dhe me xixa për të krijuar një pamje ndryshe.

Look-u i viteve `70 👇
Produktet me xixa dhe shëplqim janë gjithmonë të këndshme por gjatë kësaj vjeshte do të përdoren deri në ekzagjerim.Sytë që dukën si confetti në ngjyra të ndryshmë do të mbizotërijnë në raport me tonet e lehta.Kjo pamje si në disko-club të viteve `70 nuk do shihet vetëm në pasarela.

Buzët e kuqe 👇
Në çdo stinë e për çdo person: buzët e kuqe.Në ngjyrën e kuqe të fortë dhe sigurisht nuancat e saj sipas preferences.Kjo ngjyre është klasike dhe shumë e përshtatshme.Nuk ka rëndësi nëse është mat, më shkëlqim ose vezullues, e kuqja na shoqëron edhe këtë vjeshtë.

Appliqués për fytyrën 👇
Një tjetër tëndencë makeup-i për vjeshtën 2019 është edhe aplikimi i dekoruesve të ndryshëm në fytyrë.Përbërja e tyre e bën edhe më të lehtë kohëzgjatjen.Do të vijnë në formën e gurëve të vegjël ose perlave, në dukje të thjeshta por hutuese.




🙂

Comments

Post a Comment