Yoga


Përshëndetje!
E premte dhe një tjetër shkrim në blog 🙂


Çdo njeri zgjedh një sport ose hobi për të kaluar disa minuta qetësie gjatë ditës.Së fundmi, preferenca e shumë njerëzve është bërë yoga.Çfarë është yoga? Si praktikohet?...Të gjitha pyetjet marrin përgjigjë në shkrimin e sotëm.

Yoga është një formë ushtrimesh fizikike, mendore dhe shpirtërore të krijuara në Indinë e lashtë.Mendohet se janë krijuar që në shekullin e gjashtë e të pestë para erës sonë.Yoga në traditën indiane është shumë e rëndësishme.

Yoga realizohet nëpërmjet qendrimeve trupore dhe duhet shumë përqendrim për të arritur në lëvizjet e duhura.Për trupin, yoga ndihmon në rritjen e energjisë.Për mendjen, fokusimi është i brendshëm dhe kërkohet largimi i çdo lloj mendimi të momentit.Ndërsa për shpirtin, ka shumë rëndësi kontrollimi i frymëmarrjes për t`u qetësuar dhe për të gjetur qetësinë e brendshme.

Llojet e yoga-ve janë të ndryshme.Më kryesoret quhen: Yoga Hatha, Yoga Iyengar, Yoga Kundalini, Yoga Bikram dhe Yoga Ashtanga.Dallimi ndërmjet tyre ka të bëjë me arsyen për të cilat behët yoga nga çdo njeri.

Të mirat nga yoga janë shumta.Praktimi i saj nga mosha të ndryshme e ben yoga-n shumë të preferuar.Sekreti i saj lidhet me vendosmërinë për të filluar yoga-n e më pas kthehet në mënyrë jetese.Fraza kryesore për yoga është Om Om Om .
🧘‍♀️

Comments