Përshëndetje!!! E premtja është dita për
një shkrim të ri në blog
Si lidhet e ardhmja me datën dhe muajin e lindjes? Cila
është shenja ime e zodiakut? E ke lexuar horoskopin??!! Kurioziteti për të
ardhmen është shumë i madh, kështu që çdo njeri priret të besojë në mënyra të ndryshme
parashikimi.Një prej këtyre mënyrave është astrologjia.
Astrologjia daton që në mijëvjeçarin e dytë para ërës
sonë dhe bazohet në sistemin kalendarik.Besimi se pozicionimi i yjeve dhe lëvizjet
planetare mund të na japin informacion për të ardhmen i bën shumë njerëz të
besojnë të astrologjia.Ndikimi për ngjarje të ndryshme, jetën dhe sjelljen e
njeriut, na sjellin më afër astrologjisë.
Në përiudha të ndryshme kohore e historike,
astrologjia ka qenë gjithmonë e pranishme.Gjithashtu, të ndryshme janë edhe llojet e astrologjive, si për shembull: kineze,
që bazohet në 12 kafshë.Llojet lidhen edhe me kulturat e kontinenteve.
Në përgjithësi, nga shenjat e zodiakut merren
parashikime të përgjithshme ose më specifike, të ditës, muajit ose
vitit.Astrologjia, sipas testeve psikologjike, krijon te çdo njeri efektin
Barnum duke sjellë një lloj kenaqësie për shkak të informacioneve që përcjell, çka
shpjegon më së miri arsyen për të cilën është shumë i preferuar.
Parashikimet astrologjike janë pjesë e faqeve të
revistave, në gazeta, si rubrika të veçanta sepse janë shumë të ndjekura.Pavarësisht
kësaj, edhe nëse nuk duam ta pranojmë, astrologjia është një pseudoshkencë dhe
leximi i saj është thjeshtë një zgjedhje personale.
♈♉♊♋♌♍♎♏♐♑♒♓
Comments
Post a Comment