Përshëndetje!!! E premtja është dita për
një shkrim të ri në blog 🙂
Shumë shpejt iku edhe tetori! Të njëjtën fjali e
themi gjithmonë në përfundim të një muaji dhe çuditemi se si koha nuk ndalet.Por
e dimë se vjen një tjëtër muaj i mrekullueshëm.
Nëntori, për shumë njerëz është thjeshtë muaji i njëmbëdhjetë
i vitit, për disa është muaji që i paraprin ditëve festive ose periudha e këndshme
e gjetheve shumëngjyrëshe.Sot, në këtë ditë të parë të nëntorit, është momenti i
duhur për të përmbledhur se çfarë e bën nëntorin të veçantë.
♦️ Ndyshimi i garderobës: Duke u bazuar te temperaturat
e diteve të fundit, por edhe të nëntorit në përgjithësi, mund të themi se erdhi
momenti të veshim trikon e ngrohtë.
♦️ Lojërat e
ndryshme: Mund të zgjedhim lojëra tavoline ose inteligjence, që janë mjaft
interesante dhe zbavitëse.
♦️ Piknik në natyrë: Është ende periudha e përshatshme
për t`u mbledhur e për të shijuar në natyrë disa ushqime të përgatitura vetë.
♦️ Përgatitja e ëmbëlsirave
të ndryshme: Me fruta të stinës ose fruta që na pëlqejnë, ëmbëlsirat janë
gjithmonë të shijshme.Mund të përgatisim sipas një recete të vjetër ose duke kërkuar
receta të reja në internet.
♦️ Ora e librit: Një orë pasdite, pranë dritares, e pse
jo edhe në ditët me shi.
♦️ Ngjyrat më të errëta: Le të fillojë përdorimi i
aksesorëve kaf e vishnje në veshje por edhe në manikyr, buzëkuq, etj.
🍂
Comments
Post a Comment