Kuq e Zi

Përshëndetje! Një tjetër shkrim në blog ☺

Ditët e fundit kanë qenë të vështira për të gjithë ne.Situata e emergjencës na ka bërë më të ndjeshëm e më të kujdesshëm dhe është kthyer në lajmin e vetëm në media dhe shoqëri.Por le të kujtojmë në këtë shkrim një ngjarje tjetër që përkon me këto ditë.

Në 28 Nëntor shënohet 107-të vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe në 29 Nëntor 75-së vjetori i Çlirimit.Këto ditë është shumë e rëndësishme në kalendarin tonë.I kujtojmë dhe e festojmë çdo vit.Rëndësinë kombëtare të këtyre ditëve i kemi mësuar që në fëmijëri, me tregimet e para në familje, librat shkollorë, filma, etj.

Nëntori është muaji në të cilin janë shenjuar shumë ditë të veçanta në historinë e shqiptarëve.Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Ismail Qemali e të tjera figura, gjuha jonë shqipe, flamuri ynë kuq e zi na bëjnë gjithmonë krenarë.

Shqipëria është vendi ynë.Historia jonë njihet mjaft mirë nga të gjithë, kultura shekullore dhe tradita të trashëguara brez pas brezi.Ndërsa ne shqiptarët, një popull i vuajtur, punëtorë, mikpritës, tolerantë e të fortë në çdo periudhë që kemi kaluar.

Sot, më shumë se asnjëherë, jemi të vetëdijshëm për të kaluarën tonë historike.Objektivat për të ardhmen janë të shumta.Na presin sfida por edhe ngjarje pozitive.

#kuqezi

Comments