Përshëndetje!
E premte dhe një tjetër shkrim në blog
Kopertina, titulli, parafleta, epilogu, etj, janë
pjesët përbërëse të një objekti shumë të rëndësishëm në jetën tonë: librit.Një
rënditje fletësh prej letre, me një tëmë të përcaktuar, me ose pa ilustrime,
nga autorë të njohur e të panjohur, kështu është libri. Megjithëse në shekullin
XXI koncepti për librin është zgjeruar, vazhdon të mbetet i pazëvëndësueshëm.
Librat janë të lloje të ndryshme: ditar, libër
shkollor, enciklopedi, fjalor, etj.Sigurisht që të gjitha këto llojë gjenden në
bibliotekën e secilit.Sa i përket librit shqip, më i vjetri është “Meshari” i
Gjon Buzukut, botuar në vitin 1555.
Lidhja e njeriut dhe librit krijohet që në fëmijëri
dhe forcohet në vijim.Gjithmonë duhet të kemi pak kohë gjatë ditës për të
lexuar por nësë gjatë javës nuk është e mundur atëherë gjejmë minuta gjatë fundjavës,
pushimeve verore, etj.Shpësh herë, për të mos u shkëputur nga libri, e kthejmë
vështrimin në ndonjë zhaner tjetër ose autorë të rinj.
Për të sjellë më afër njerëzit dhe librin nuk
mjaftojnë vetëm promovimet e ndryshme ose reklamimet por edhe organizime si
Panairi i Librit.I krijuar në 1998, kjo veprimtari librore përsëritet çdo vit.Përveçse
bashkon lexuesit, botuesit, përkthyesit, është edhe një event interesant në
kryeqytet.
Në stendat e ndryshmë gjejmë lexues të vegjël e të mëdhenj
duke përzgjedhur libra.Nga gjestet e tyre kuptohet entuziasmi i marrjes së
librave të rinj, që me siguri do të lexohen shumë shpejt.
📖
Comments
Post a Comment