Përshëndetje! E premte dhe një tjetër shkrim në blog 🙂
Çanta është një element shumë i rëndësishëm i përditshmërisë
dhe aksesor mode mjaft i përdorshëm.Në ngjyra dhe forma të ndryshme, të përdorshme
nga mëngjesi deri në mbrëmje ose vetëm për një shëtitje, çanta “duhet” të këtë
shumë sende megjithëse pjesa më e madhe e tyre nuk do të nevojiten.Për të
gjitha femrat, pa përjashtim moshe dhe profesioni, daljet nga shtëpia nuk kanë
kuptim pa çantë.Kjo nuk është aspak e ekzagjeruar por thjeshtë realiteti.
Çfarë ka në çantën e saj? 👜
Buzëkuqi ✔️Në ngjyrë bezh ose të kuqe sipas preferencës, një buzëkuq është i domosdoshëm.
Letra për duart me aromë ✔️Sepse na pëlqejnë dhe praktikisht të përdorshme për çdo gjë.
Kapëse flokësh ✔️Janë të panumërta në çantë, megjithatë
gjithmonë nuk i gjejmë ose na humbasin.
Medikamenti më i përdorur për dhimbjen e kokës✔️ Duhet
vetëm 1 por mbajmë të gjithë tabletën më vete.
Karta të ndryshmë dhe fatura ✔️Të gjitha këto, me
siguri, janë vetëm nga blerjet e javës së fundit.
Çamçakëza dhe karamele ✔️Gjithmonë në çantë sipas
preferencës sonë.
Pasqyrë e vogël✔️ Gjithmonë e duhura për të parë
ndonjë detaj.
Parfumi✔️ Mbajtja është opsionale sepse shishja e
qelqit mund të na bezdisë por aroma jonë e preferuar duhet të jetë me ne .
Krem duarsh ose fytyre me faktor✔️ Pavarësisht stinës
dhe llojit të lëkurës, kremrat janë gjithmonë në çantë.
Bllok i vogël shënimesh dhe stilolaps✔️ Edhe pse tanimë
pajisjet tekonologjike janë pjesë e përditshmërisë, shënimët duket sikur kanë më
shumë rëndësi me shkrimin tonë.
Çokollata✔️ Janë të preferuarat e çdo vajze, pa
dyshim.
Aksesorë ✔️Unazë,
për t`i shtuar hijeshi veshjes ose një palë vëthë duke ditur që në çdo moment
mund të na humbasë njeri prej tyre .
Çfarë ka në çantën tuaj ?
Comments
Post a Comment