Përshëndetje!
E premte dhe një tjetër shkrim në blog 🙂
Dhjetor.Papritur e gjemë vetën në muajin e fundit të
vitit.Kështu kalon çdo vit.Në ditët e fundit të 2019 ka ende shumë për të
shijuar.Detajet që bëjnë dhjetor ta presim me padurim janë të shumta dhe shumë
të dashura për të gjithë.
- ➡️ Zbukurimet e fundvitit
Dhjetori është muaji
gjatë të cilit në çdo shtëpi, rrugë, qytet, zbukurimet janë të pranishme.Në
Shqipëri kjo përiudhë fillon pak më herët sepse përkon më festat kombëtare.Ngjyra
e kuqe, e artë dhe e argjendtë janë ndër të preferuarat.Në shtepitë tona
vendoset bredhi e në të plot fjongo, yje e stoli të tjera.
- ➡️ Dëbora
Kjo është periudha më e
ftohtë.Fillon reshjet e para të borës.Ngjyra e bardhë, e mrekullueshme, që
mbulon si pëlhurë, është e shumëpritur.Ndërkohë, shijomë ngrohtësinë e shtëpisë.
- ➡️ Ëmbëlsirat
Përgatitja e ëmbëlsirave
është një nga pjesët e preferuara të përgatitjeve.Në pak minuta mund të përgatisim
vetë ëmbëlsira të shijshme.
- ➡️
Dhuratat
Bërja dhe marrja e
dhuratave besohet se kanë të njëjtin efekt lumturie.Në këtë periudhë festash
mendojmë se çfarë do t`u dhurojmë njerëzve të afërt dhe njësoj e këndshme është
edhe hapja e kutisë së dekoruar.
Dhe në fund të mos
harrojmë se gjatë kohës së lirë mund të zgjedhim një nga mënyrat për t`u shlodhur,
si për shëmbull të shohim një film, një maskë fytyre ose manikyr, një shëtitje
pasdite, etj.
Comments
Post a Comment