Përshëndetje! E premtja është
dita pĂ«r njĂ« shkrim tĂ« ri nĂ« blog đ
Viti 2019 është drejt fundit.Në këtë
periudhë fundviti, më tëpër se kurrë, shprehim dëshirat, shpresën, synimet për
vitin e ardhshĂ«m.Ădo njeri, pavarĂ«sisht arritjeve tĂ« kĂ«tij viti, por edhe vĂ«shtirĂ«sive
e sprovave, ëndërron një vit tjetër më të mirë.
Në minutat e para pas mesnatës, në një
mesazh, në shënimët tona, nuk mungojnë fjalët uruese për vitin e ri.Në pak
fjali është esenca e një viti të tërë.E pse jo, ashtu si fëmijët, në kërkesa për
babagjyshin đ
Duam që viti 2020 të jetë i gëzueshëm.Në
2020 duam paqe, shëndet, lumturi.Shëndeti fizik të jetë më i mirë: më shumë
ushtrime, vakte të shëndëtshme, më pak alkool e duhan.Mirëqenie, më shumë pozitivitet
dhe të qeshura.Të jemi më mirë financiarisht, duke kursuer dhe investuar me mençuri.Të
shtojmë elementë në edukimin tonë nëpërmjet njohurive të reja, librave,
ndjekjes së një talenti.Të jemi në mirë profesionalisht nëpërmjet ideve e mundësive
të reja.Të përmirësojmë veten për të qenë më të organizuar, më energjikë.Të udhëtojmë
shumë.Të vlerësojmë kohën.
Me ide dhe synime të shumta, të cilat
mezi presim të realizohen, duam që 2020 të jetë viti ynë.Sigurisht që, duhet të vlërësojmë çdo të mirë ose vështirësi
që na ka sjellë 2019 sepse këto çaste e kanë bërë këtë vit të kujtohet ndryshe.Pritshmëritë
për vitin tjetër janë si gjithmonë të shumta.
đ
Comments
Post a Comment