Përshëndetje!!! Një tjetër shkrim i ri
në blog 🙂
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara kudo në
botë.Për herë të parë u zbulua në rajonin Kaffa në Etiopi, në shekullin XV-të dhe
që prej atëherë vazhdon të jetë pjesë e përditshmërisë sonë.Pirja e kafesë nuk
është vetëm shijim por edhe kulturë.
Një kafe, nuk është vetëm një pije por edhe arsye
shlodhjeje ose socializimi.Llojet e ndryshme të kafesë na tërheqin drejt saj.Në
Shqipëri, kafeja është pjesë e rëndësishmë e çdo dite.Në vitin 2016, Shqipëria
ishte shteti me numrin më të madh të kafeneve, rreth 650 kafene për 100 mijë
banorë.Ky informacion thekson faktin se kafeja është pjesë e traditës sonë dhe
e pandashme nga sjelljet sociale.
Veçse stimuluese e kafeines që rrit nivelet e energjisë
trupore, kafeja na bën të ndihemi mirë.Të shoqëruar nga njërëz të dashur ose
gjatë një pushimi, nuk mund të heqim dorë nga kafeja.Kjo pije kaq e pëlqyer është
bërë pjesë e mënyrës së jetesës dhe si e tillë ndaj saj nuk qendron asnjë
alternativë tjetër.
Në Tiranë, Milano, Vienë, New York, Paris e kudo
tjetër, është e sigurt se një filxhan kafeje nuk mungon.Pavarësisht ambjentit
ku ndodhemi dhe minutave të lira, ka gjithmonë kafe për të konsumuar.Pak kafe,
një gazetë, qetësi dhe çdo gjë është edhe më e bukur!
☕
Comments
Post a Comment