Përshëndetje! E premtja është
dita për një shkrim të ri në blog dhe ky është shkrimi i fundit për vitin 2019!
Si çdo vit, edhe 2019-ta ishte një vit që
do të mbahet mend.Viti që po lëmë pas u shoqërua më një sërë ngjarjesh të
bujshme.Në Shqipëri dhe në botë do të kujtohen disa ngjarje, për të cilat kemi
lexuar ose kemi qenë pjesë.
Në vendin tonë, 2019-ta u formua nga
shumë çështje.Djegia e mandateve të opozitës, zgjedhjet e qershorit, protestat
për teatrin, protestat për Unazën e Re, reforma në drejtësi, dështimi i negociatave,
tërmeti, janë disa nga ngjarjet kryesore ne Shqipëri.Ndërsa në botë do të
kujtohen: dëmtimi i nga zjarri i
katedrales Notre Dame, zjarri shkatërrues në Amazonë, vizita e Trump në Korenë
e Veriut, protestat në Kili, etj.
Ndodhi të ndryshme, në fusha të
ndryshme, pozitive ose negative, na shoqëruan gjatë gjithë 2019-ës.Sigurisht, çështjet
me karakter politiko-social kanë marrë më shumë vëmëndje.Nuk mbeten pas as zhvillimet
e mira në kulturë, teknologji, sport.
Përmbledhja e ngjarjeve të 2019-ës për
vendin dhe botën janë jo vetëm intersante për të rikujtuar çka la viti pas por
edhe për të reflektuar.Mësimët që na dha ky vit do të shërbejnë për të përmirësuar
2020-ën.Në këtë mënyrë përpiqemi të jetojmë më mirë vitin e ardhshëm.
Parashikimet për vitin 2020-të janë të
shumta.Pak ditë i kanë mbetur 2019-ës dhe po aq pak koha që duhet të presim
2020-ën.Kjo dekadë e re le të jëtë më e mirë!
🙂
Comments
Post a Comment