Përshëndetje! E premtja është
dita për një shkrim të ri në blog. 🙂
Megjithëse në ditët e para për këtë vit, jemi shumë kurioze se çfarë do të ndodhë , jo
vetëm gjatë këtij viti por edhe në vijim.Të jesh në 2020-ën nuk është thjeshtë një numër, do të thotë të jesh në një
dekadë të re. Parashikimet janë të shumta.Por ja si pritet të jetë viti 2020:
Për këtë vit e ndoshta edhe më tej, nuk do të mungojë
paqendrueshmëria gjeopolitike.Kjo situatë është përkeqësuar në javët e fundit,
veçanërisht nga zhvillimet në Iran.Pritet të ndodhë Brexit.Gjithashtu, 2020-ta është
vit i rëndësishëm elektoral për shumë shtete, si për shembull SHBA-të.Zhvillohen
protesta të shumta në shumë vende.Përforcimi i nacionalizmit do të vazhdojë.
Sa i përket zhvillimeve nga ekonomia, pritet një
rritje ekonomike globale me 2.5%.Gjatë këtij viti do të mbahen lojërat olimpike
në Tokyo.Po ashtu, program i eksplorimit të Marsit do të realizohet gjatë 2020-ës,
për të shtuar dyshimet nëse do të ketë jetë në planetin e kuq.
Një ngjarje e rëndësishme konsiderohet edhe përdorimi
i rrjetit 5G.Kjo fazë e re e teknologjisë do të jetë dobiprurëse.Njëkohësisht
do të ndikojë edhe në përdorimin e makinerive, objekteve teknologjike,
pajisjeve, etj.
Viti 2020-të, më shumë se asnjëherë tjetër është i rëndësishëm
për çështjet mjedisore.Pritet të ndërmerren hapa konkretë për ndryshimet
klimaterike.Nivelet e dioksidit të karbonit po rriten dhe është i domosdoshme
reduktimi i tij.
Por çfarë do të thotë tjetër ardhja e një dekade të
re? Dekada e 2020-ës do të jetë shumë më tepër se disa parashikime.Në dhjetë
vitet e ardhshme sigurisht që do të ndikojë çdo ngjarje e ndodhur në të kaluarën
dhe kjo fjali vlen për mbarë globin.Dekadë e re do thotë jo vetëm ngjarje të
reja por edhe plane, shpresë, avancim, që do të na shoqërojnë në histori.
🤞
Comments
Post a Comment