Përshëndetje! E premtja është
dita për një shkrim të ri në blog. 🙂
Në të gjithë botën, mënyra franceze e të jetuarit është
shumë e pëlqyer.Thjeshtësia është një element mbizotërues.Gjithçka lidhet me
vlerësimin e momentit, natyrës, kohës me njerëzit.
Në metropole si Tirana ndejmë thuajse të njëjtin ritëm
sepse të qenit europianë na bashkon.Pavarësisht ngjashmërive, mënyra franceze e
të jetuarit është unike.Kjo mënyrë tërheqëse e jetesës mund të përmblidhet në
disa rregulla:
Pak kafe
Të qendruarit për minuta të tëra me një filxhan
kafeje afër është një sjellje tipike franceze.Gjatë kësaj kohe mund të
bisedohet për çështje të ndryshme ose thjeshtë duke vëzhguar ambjentin.
Lexim
Librat, revistat, gazetat, janë pjesë e pandarë e përditshmërisë.Të
qenit i lexuar dhe i kulturuar është shumë e rëndësishme.Format e ndryshme të të
lexuarit e shtojnë dijen.
Ecjet dhe shëtitjet në natyrë
Pavarësisht kohës në dispozicion, gjithëmonë bëhen
ecje dhe shëtitje gjatë mëngjesit ose pasdites.Besohet se është e domosdoshme për
t`u shlodhur nga jetesa në lagjet e mbipopulluara.
Vaktet së bashku
Shijimi i ushqimit dhe verës është një ritual.Vaktet
konsumohen në një tryezë që mbledh shumë njerëz.Porcionet janë të vogla dhe të
lehta.Në sfond mund të dëgjohen tinguj të këndshëm muzikorë.
Parfumi
Përgatitja e një arome të përsonalizuar është
domosdoshmëri.Përbërësit e zgjedhur duhet të krijojnë gëzim.Kjo aromë duhet të
jetë kudo, në shtëpi, çantë, makinë, për t`u përdorur në çdo moment.
Duket sikur çdo gjë franceze është pjesë e një
rutine dhe shumë lehtë e zbatueshme.Por ajo çka është vërtetë për t`u vlerësuar
ka të bëjë me faktin se sa shumë i gëzohen jetës.La vie est belle.
Comments
Post a Comment