#notesofiris


Përshëndetje!

Data 8 janar 2019 ishte shumë e rëndësishme për blogun por edhe për mua.Plot një vit më parë u krijua notesofiris.blogspot.com. Një vit me #notesofiris.

Pas shumë muajsh me ide e dyzime, një klikim do të ishte vendimtar për publikimin e blogut.Një postim përshkrues do të ishte shkrimi i parë.Ndërsa një fletë në stilograf  do të ishte sfondi mbizotërues.

M'u desh shumë kohë për të vendosur nëse do të krijoja blogun ose jo, si edhe shumë orë për çdo detaj të faqes.Ngjyrat, fotografitë ilustruese, elementët e faqes, etj, në dukje dytësore, në të vërtetë ishin të mirëmenduara.Blogu kërkon kohë dhe energji.

Përgatitja e përjavshme, përzgjedhja e temave, korrigjimet e minutës së fundit, kanë qenë sfiduese por edhe të kendshme.Vendosmëria, pasioni, por edhe feedback-u nga lexuesit janë shtysa për të vazhduar.

Ndërkohë që afroheshin ditët drejt datës 8 janar, aq më tepër më kujtoheshin çaste të ndryshme që më kanë shoqëruar gjatë punës për blogun.Dilemat e kota rreth blogut nuk ekzistojnë më. #notesofiris vazhdon.

Nuk e kisha menduar asnjëherë se ky blog do të më krijonte emocione kaq pozitive.Më shumë se 48 shkrimet e vitit 2019 u përbyllën me ditëlindjen e parë për të vazhduar me shkrime të tjera në 2020. Pritja për orarin e postimit të shkrimit të premten do të jetë e njëjtë.

Në këtë 1-vjetor të blogut ishte momenti i duhur për të ndarë me ju këto fjalë.Ju falenderoj për vlerësimet në çdo shkrim, kritikat, komentet pozitive, mesazhet motivuese.

xo,
IRIS


Comments

Post a Comment