Përshëndetje! E premtja është
dita për një shkrim të ri në blog.🙂
Të gatuarit nuk është vetëm një domosdoshmëri.Arti i të gatuarit ka
filluar rreth 2.3 milion vite më parë.Përbërësit dhe metodat e gatimit janë të
ndryshme dhe variojnë sipas vendeve.
Përgatitja e tryezes nuk është e thjeshtë.Megjithëse
kemi preferencat tona kulinare, sugjerime të reja shtohen çdo vit. Akoma më
interesante duken trendet e gatimit për 2020-ën.
Së pari, vëmendja mbetet tek gatimi i shëndetshëm.Edhe
gjatë këtij viti do të gatuhet më drithëra dhe produkte sa më natyrale, duke iu
bazuar stinës, pa shpërdoruar dhe duke mbjellë në shtëpi.Kjo mënyrë do të ketë
edhe impakt mjedisor.
Kuzhina aziatike do të vazhdojë të jetë
prezente.Gjatë 2020-ës do të shijojmë edhe alternative të tjera vaktesh me
origjinë kontinentin aziatik.Supat vietnameze, pjatat japoneze e koreane do të
kenë përbërës më shumë proteina.
Përdorimi i sa më shumë frutave dhe përimeve.Do të përdorët më shumë lulelakra
sepse përmban shumë karbohidrate. Boronicat, manaferrat, mjedrat, të pasura me
antioksidantë.
Të tjera trende janë: përdorimi i pudrës
së kolagjenit, qumështi alternativ nga soja, kokosi ose bajamja, përdorimi i
salcave të ndryshme dhe servirja e frutave të detit.
Sa i përket pijeve, do të mbizotërojnë
kokteilet e ndryshme, jo/pak alkoolike dhe me fruta.Një tjetër sugjerim është edhe përgatitja
e shurupit me fruta, mjatë, xhinxher, rozmarinë, arrë kokosi ose me bazë kafeje.Këto
pije mund të përdoren edhe në gatim.
Synimi për këtë vit është shtimi i
konsumimit të produkteve natyrale, përdorimi i llojeve alternative, kujdesi
ndaj natyres, pa iu larguar recetave moderne dhe shijes.
Comments
Post a Comment