Përshëndetje! Një tjetër shkrim në blog 🙂
Të jetosh në harmoni me Tokën është shumë e rëndësishme.Shumë
herë harrojmë vlerën e kujdesit ndaj planetit ku jetojmë.Pasojat i “paguajmë”
vetë ne.Ndryshimi vjen nga veprimet e përditshme.
Kultura e ambjentalizmit duhet të jetë pjesë e jona.Jetesa
ekologjike nuk është e pamundur.Do të ishte mirë të praktikonim disa mënyra të
thjeshta për të përmirësuar sadopak jetën tonë.
Si fillim, le t`i hedhim një sy shtëpisë.Mund të zëvëndësojmë
bimët dekoruese artificiale me lloje natyrale.Mund të gjejmë hapësirë për të
shtuar lule në ballkone.Mund të mbjellim
llojë të ndryshme erëzash.
Sa e sa herë kemi përdorur qeset plastike!Nuk është
aspak i nevojshëm përdorimi i përhershëm i plastikës nëse fare lehtë e zëvëndësojmë
me çante prej cope ose ambalazh letre.E njëjta këshillë vlen edhe për shishet
plastike.
Shmangia e përdorimit të makinave është e
domosdoshme në qytetet e mëdha.Në këtë mënyrë evitohet trafiku dhe çlirimi i lëndëve
djegëse.Ecja ose biçikleta janë zgjidhje më ekologjike.
Gjithashtu, duhet të pakësojmë përdorimin e ujit dhe
energjisë elektrike.Duhet të përdorim detergjentë natyralë.Duhet të pakësohet përdorimi
i pajisjeve elektronike.
Ripërdorim.Reduktim.Riciklim.Nuk është vetëm një
slogan që hasim në revista ose internet, por është moto jetese. Afrimi ndaj stilit
minimalist të jetësës është shumë interesant.Jetësë minimaliste do të thotë të
gjesh lumturi duke jetuar me gjërat më të domosdoshme, për të vlerësuar gjërat
e thjeshta më shumë se ekzagjerimi material.
♻️🌱🌐
Comments
Post a Comment