Perspektiva


Përshëndetje! Një tjetër shkrim në blog 🙂

Sa shpesh ndodh të ndryshojmë këndvështrim ?! A është gjithmonë faji i situatës apo edhe i mënyrës së të menduarit?...Është çështje perspektive.

Perspektiva është mënyra sipas të cilës njerëzit shohin jetën, botën, njerëzit e tjerë.Përshkrimet tona për vetën, të tjerët, ngjarjet, varet nga perspektiva jonë ndaj tyre.Kaq e thjeshtë në të menduar por e vështëirë në realitet, perspektiva është elementi që na bën ndryshe.

Të ndikuar ose jo nga ndonjë arsye, gjithmonë mendojmë se si do kishte qenë më mirë një pjesë e caktuar e jetës.Prirja për të parë vetëm njërën anë të gjërave na thellon në mendime.Këto mendime hipotetike, pak nga pak, na përfshijnë në skenare që vetëm mendja jonë mund të krijojë.

Asgjë nuk është plotësisht e drejtë ose plotësisht e gabuar.Një detaj i vetëm mjafton për të ndryshuar gjithë mendimet tona.Jemi vetë ne përzgjedhësit e realitetit tonë.

Kufizimi i perspektivës është veprimi më i gabuar ndaj vetes.Duke përcaktuar disa mendime ne humbasim mundësinë të jetojmë më mirë.Por perspektivën ndaj jetës mund ta kthejmë në favorin tonë, mjafton të përpiqemi çdo ditë.

Për të pasur një qasje positive ndaj realitetit, domosdoshmëri për të gjithë, do të ishte mirë të mos harrojme se çdo “duhet” që i vendosim vetes na largon nga entuziazmi i çdo dite.Të pranojmë perspektivën e të tjerëve.Të fokusohemi të pozitivja.Të jemi mirënjohës.Dhe sigurisht, të buzëqeshim.


Comments