Përshëndetje! Një tjetër shkrim në blog 🙂
Më një histori që nga periudha e paleolitit dhe rëndësi
deri në ditët e sotme, në Shqipëri do të veçohej Tirana.Data e rëndësishme e 11
shkurtit 1920 do t`i jepte një rëndësi më të madhe Tiranës, atë të kryeqytetit.E
në këto njëqind vite na dhënë shumë…
Gjatë periudhës së pushtimit fashist, Tirana u
tranformua nëpërmjet planit të ri urbanistik. Gherardio
Bosio ishte arkitekti italian
që punoi projektet për ndryshimin e nevojshëm të Tiranës si kryeqytet.Ndërkohë,
në atë periudhë, Tirana ishte pjesë e rëndësishme e ngjarjeve të luftës.
Sa i përket Tiranës në periudhën e komunizmit, ishte
e përfshirë totalisht nga veprimtaria me propagandë socialiste.Zona e ndaluar e
banuar nga udhëheqësit e kohës përflitet edhe sot.Gjithmonë kujtohet si një
qytet me gjallëri.
Ndërsa pas vitete `90, Tirana filloi të merrte trajtën
që ka edhe sot.Nën efektin e ndryshimeve të shumta është krijuar edhe
perceptimi që kemi për Tiranës.Lagje të populluara, ndërtesa që shtohen çdo ditë,
trafik, ndotje, kafene, janë pak nga elementët që e përshkruajnë kryeqytetin.
Për turistët, Tirana është një qytet i këndshëm, me
njërëz të thjeshtë e komunikues, njohës të mirë të gjuhëve të huaja dhe krenarë
të të qenit shqiptarë.
Ka shumë për të diskutuar për Tiranën atëherë e
sot, për atë çka duhet të bëjnë institucionet ose drejtuesit e tyre dhe qytetarët,
për të mirat dhe sfidat, por mbi të gjitha le të jetë qyteti që bashkon të gjithë
shqiptarët.
🇦🇱
.
.
.
.
.
.
.
.
.
#tirana
#blog #notesofiris #irisbeqiri
Comments
Post a Comment