E premtja është dita për një shkrim të
ri në blog.
Nga të gjitha
produktet kozmetike, buzëkuqi është më
i preferuari.E pamundur të mos ketë një buzëkuq në çantën e çdo femre, mbi komodinë, në sirtarin afër pasqyrës e kudo.Buzëkuqi është jo vetëm një produkt, por
edhe simbol i feminilitetit.
Buzëkuqi u krijua nga gratë sumeriane rreth 5 mijë vite më parë.Përbërja përdorej edhe për faqet dhe
sytë.Në Egjiptin e Lashtë, Kleopatra
krijonte ngjyrën e saj duke shtypur insekte.Më pas filloi përdorimi i frutave dhe luleve të ndryshme, për ta bërë ngjyrën edhe më të këndshme.Në
ditët e sotme, përbërësit janë kryesisht pigmente të ndryshme, vajra, dyll, etj.
Që nga
fillimi i shekullit XIX-të, buzëkuqi është konsideruar si një element elegance në portretin e femrave.Buzëkuqi klasik është në ngjyrë të kuqe.Kjo ngjyrë simbolizon shpresë dhe forcë.Buzëkuqi është një symbol
i feminilitetit.
Adhurimi për buzëkuqin fillon që në fëmijëri e nuk mbaron.Të gjitha vajzat kujtojnë
kohën kur përdornin buzëkuqin e
mamit.Mund të zgjedhim nga shumëllojshmëritë e ngjyrave e nuancave.E për çudi,
asnjë herë nuk janë të mjaftueshëm.
Veçse ndikimit në pamje, buzëkuqi ndikon edhe në aspektin psikologjik.Përdorimi i buzëkuqit
rrit vetëbesimin, të bën të ndihesh më e sigurt e më bukur.Aplikimi i buzëkuqit është një veprim fuqizues.Buzëkuqi, një përpbërje me ngjyrë, në një mbajtëse plastike, por që në të vërtetë është i adhurueshëm.
Comments
Post a Comment